Pas pak më shumë se dy javë prej se është mbyllur karantina, në Qendren e Studentëve në Prishtinë ka filluar renovimi i konvikteve.
Kështu bëhet e ditur nga njoftimi i kësaj qendre.
“Qendra e Studentëve në kuadër të planifikimeve për investime në vitin 2020 në përmirësimin e cilësisë së jetës së studentëve, ka filluar punimet në të gjitha hapësirat e jashtme dhe të brendshme në kampusin e konvikteve. Në konviktin nr 5 ka filluar gëlqerosja në të gjitha hapësirat e brendshme, rregullimi i mureve, ndriçimi, rregullimi dhe mirëmbajtja e nyjeve sanitare. Poashtu ne konviktin nr 2 ka filluar rregullimi i të gjitha banjove dhe nyjeve sanitare. Gjatë këtij viti Qendra e Studentëve do të vazhdoj edhe me projekte të tjera”.
Këtu janë vendosur personat të cilët kanë hyrë në Kosovë nga vendet e rajonit ose vendet e tjera të jashtme për t’u karantinuar për 14 ditë si pasojë e pandemisë Covid-19.