“Kripa” e një marrëdhënieje është e paparashikueshme: mos lejoni të mungojë kurrë.
DISKRECIONI
Kur filloni një marrëdhënie mos e ekspozoni në sy të botës dhe mos kërkoni miratimin e miqve dhe të afërmve. Rreziku është të “ndotni” perceptimet dhe sjelljen tuaj me mendimet dhe pritjet e të tjerëve, ose me nevojën tuaj për t’u demonstruar diçka të tjerëve. I njëjti kujdes duhet të tregohet në kohë krize: mos e shkelni privatësinë duke ua ekspozuar problemet tuaja shumë njerëzve, përndryshe misteri që ju lidh nuk do të ketë mundësi të veprojë si “ilaç” për të zgjidhur krizën.
JINI TE PAPARASHIKUESHËM
Ju keni zgjedhur rrugën e misterit, ajo që ju bashkon është e pathyeshme dhe e çmuar; por më pas vijnë fëmijët, rutina dhe gjithçka është në rrezik të dështojë. Është një rrezik i lartë. Çifti duhet të gjejë gjithmonë kohë për të rinovuar “shenjtërinë” e tyre: momente vetëm për ju të dy, daljet, ekspozitat, interesat që nuk duhet të lihen në sirtar për shumë kohë. Ezaurimi në një funksion të vetëm – atë të nënës apo babait – përfundon duke dëmtuar çiftin. Vazhdoni të jeni të paktën pak të paparashikueshëm dhe lidhja juaj do të përfitojë.
JO SAKRIFICAVE
Para një partneri, i cili me mënyrën e tij të të qenurit, ju bën të vuani gjatë gjithë kohës, nuk ka asnjë mister që mban: jini të arsyeshëm dhe shkëputuni. Në çdo rast nuk është me sakrificën tuaj që gjërat të ndryshojnë: shpesh ata që na bëjnë të vuajmë janë më të përshtatshëm për një partner të nënshtruar dhe të durueshëm. Rreziku është të shkaktohet një situatë e “viktimës dhe ekzekutuesit” në të cilën të dy marrin psikologjikisht diçka, me një çmim shumë të lartë, veçanërisht për shëndetin e viktimës.