Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, ka deklaruar se futbolli duhet të përjashtohet nga masat izoluese të koronavirusit, duke u bërë thirrje klubeve të Premier Leagues të bindin Qeverinë që të lejohen tifozët t’i ndjekin ndeshjet.
Pas konfirmimit se Londra dhe pjesë e Exxesit dhe Hertfordshire do të hyjnë në fazën e tretë të kufizimeve, Arsenali, Fulhami dhe Ëest Hami nuk do të jenë në gjendje të presin tifozë për ndeshjet e së merkurës, pavarësisht se biletat ishte shitur.
Lampardi ka thënë se klubet në zonat e nivelit të dytë kufizuese mund të krijojnë një mjedis të sigurt për tifozët në stadiume. Ai ka shtuar se derisa disa skuadra mund të luajnë pa tifozë e disa po, kjo shkakton një pabarazi mes ekipeve, raporton theguardian.
Unë me siguri do ta mbështes atë dhe shpresoj se edhe të tjerët mund ta bëjnë. Nëse është e mundur, ajo gjithmonë do varet nga Qeveria. Nuk po përpiqem t’i anashkaloj vendimet sepse ndoshta ata kanë më shumë detaje për pandeminë sesa unë”, ka thënë ai.