Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se sot, disa lagje të Prishtinës do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë.
Sipas KRU “Prishtina”, këto reduktime do të vijnë si pasojë e amortizimit të linjave.
“Punimet do të zhvillohen në linjën DN 300 mm material AC, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë”.
“Pa furnizim me ujë të pijshëm, gjatë ditës do mbesin këto zona: lagjja Pejton, lagjja Dardania pjesërisht, një pjesë ne lagjen “te Qafa”, pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës “Ahmet Krasniqi” ne lagjen “Arbëri” një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes Kalabria në rr. “Tahir Zajmi”, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.