Banorë të disa lagjeve në Prishtinë po përballen me insektet që kanë pushtuar hyrjet dhe apartamentet.
Insektet e njohura me emrin “water bugs”, depërtojnë nëpër gypat e kanalizimit dhe shkaktojnë 33 sëmundje, shkruan sot Koha Ditore.
Më së shumti këto insekte janë shfaqur në lagjet “Ulpiana”, “Arbëria”, “Dardania” e “Lakrishte”.
Teksa në Ferizaj më së shumti janë prezente në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Banorë të të dyja komunave kanë deponuar ankesa te autoritetet komunale, porse deri tashti nuk është bërë asnjë intervenim.
Alban Kika, përfaqësues i një biznesi në sheshin “Nëna Terezë”, ka thënë se janë në hall nga këto insekte.