Fansat e filmave pornografikë duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me këtë gjë sepse pajisjet Android janë duke u infektuar me qindra aplikacione që vështirë mund të fshihen.
Aplikacionet përdoren për të vjedhur të dhëna dhe të holla, pohojnë hulumtuesit.
Telefonat e infektuar mbesin të mbyllur me pamundësi për ti përdorur gjë që bëhet e lehtë për të marrë të dhëna nga ata.
“Ne kemi gjetur rreth 100 aplikacione që janë të gatshme për sulme të dhënash dhe të hollash”, është shprehur Dubrovsky studiues i sigurimit në Dell.
Për momentin nuk mund të vjedhin të dhëna ose të holla sepse janë në fazat e para por në të ardhmen paraqesin rrezik dhe këto “aplikacione” ndikojnë në sistemet e vjetra.