Lojtarët e Premierligës po i pret një javë vendimtare e testimeve për Covid-19, pasi që kushdo të del tani pozitiv do ta kishte të pamundur të luante në ndeshjen e parë të Premierligës kur të rinisë sezoni.
Të gjithë lojtarët dhe stafet e klubeve po testohen për koronavirus nga dy herë në javë, para rinisjes së Premierligës më 17 qershor. Testimet e kësaj jave do të bëhen të enjten dhe të premten.
Protokolli në fuqi për rinisjen e Premierligës udhëzon që kushdo që del pozitiv për virusin Covid-19 do të duhet të vetëizolohet për 14 ditë, sipas edhe rregullave qeveritare për të gjithë banorët e Britanisë së Madhe.
Përkundër që lojtarët kanë të drejtë të kthehen për stërvitje individuale duke nisur nga dita e tetë e stërvitjeve individuale, atyre nuk do t’u lejohej të kenë kontakt me lojtarët e tjerë deri në ditën para ndeshjes së xhiros së parë, që do të thotë se kanë shumë pak mundësi të jenë gati për ndeshje.
Në 1130 testet e bëra gjatë rundit të fundit të testimit për Covid-19, liga elitare e futbollit mori lajmin e mirë se asnjë lojtar dhe asnjë anëtar i stafit të klubeve nuk ka rezultuar pozitiv.
Më herët, ndihmëstrajneri i Burnleyt, Ian Woan, mbrojtësi i Watfordit, Adrian Mariappa, dhe portieri i Bournemouthit, Aaron Ramsdale, ishte konfirmuar se janë në mesin e 12 personave që kanë testuar pozitivisht nga Premierliga.
Premierliga ka qenë e suspenduar që nga marsi shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë, ndërsa tashmë klubet kanë filluar të stërviten në grupe. /Gazeta Express/