Ulni përdorimin e telefonit dhe në vend të kësaj bëni diçka që iu bën të lumtur.
Të gjitha lajmet e këqija rreth pandemisë mund t’ju bëjë të ndiheni të mërzitur, prandaj bëni gjëra që juve iu bëjnë të ndiheni mirë.
Një sondazh i gjetur se porositja e ushqimit të preferuar mund të rris për 83 përqind disponimin tuaj.
Dëgjimi i këngës tuaj të preferuar mund t’ju japë një ngritje psikologjike dhe ka një bonus shtesë për të shmangur depresionin.
Studiuesit kryen teste stresi mbi 24 studentë, pasi një grup kishte dëgjuar muzikën e tyre të preferuar dhe grupi tjetër kishte pritur në heshtje dhe erdhën në përfundim se ata që dëgjuan muzikë ishin shumë më të lumtur sesa pala tjetër, shkruan The Sun.
Ideja e një largimi jashtë shtetit rrit humorin më shumë sesa t’i blini vetes diçka të re.
Për ata që e duan futbollin, të fituarit e skuadrës së tyre të preferuar ndikon në rritjen e disponimit.
Hulumtuesit në Universitetin Leeds vëzhguan gjendjen shpirtërore të 25 tifozëve teksa shikonin ndeshjen, intervistuan ata pas çdo loje dhe zbuluan se sa herë që skuadra e tyre fitonte, ajo u ngrinte disponimit për 24 orë më pas si dhe ulte presionin e gjakut.
Një tjetër element për të ngritur disponimin, sipas hulumtuesve është edhe shikimi i programeve të ndryshme televizive.