Në mëngjesin e së mërkurës disa minatorë në minierën e Trepçës nuk kanë filluar punën, si ditëve të zakonshme.
Ata janë grumbulluar para minierës për të bojkotuar punën duke kërkuar rritje pagash për 10 %.
Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Trepçës, ka thënë se bëhet fjalë për një grup të punëtorëve të transportit kryesor në këtë minierë, raporton indeksonilne.
“Një pjesë e punëtorëve të transportit në kryesor në Trepçë kanë kërkuar rritje pagash për 10% si dhe sistematizimin e vendeve të punës.
Por, kryeshefi ekzekutiv, javën e kaluar i ka njoftuar se iu është miratuar kjo kërkesë.
Sigurisht sot përsëri shkon kryeshefi në vend të ngjarjes dhe ia shpjegon”, ka thënë Osmani.