Sipas një hetimi të fundit, disa pajisje modem që shpërndajnë internet nuk janë të sigurta dhe rrezikojnë përdoruesit nga sulmet kibernetike.
“The Mirror” raporton se miliona njerëz mund të hakohen në shtëpitë e tyre për shkak të modemit të vjetëruar Wi-Fi.
Rreth 7.5 milion familje janë në rrezik të sulmeve kibernetike për shkak të routerëve që kanë defekte të sigurisë.
Pajisjet e siguruara nga kompanitë e shërbimeve të internetit në pesë vitet e fundit, mund t’i mundësojnë hakerave të spiunojnë çfarë ata kanë kërkuar në internet. Madje mund t’i orientojnë ata në faqet e internetit me qëllime përfituese.
Nga 13 modele të vjetra të routerit, 9 prej tyre kishin të defekte. Testimi laboratorik i grupit të konsumatorëve zbuloi se shumë prej tyre nuk kanë marrë përditësim të sigurisë në vite.
Ky verifikim identifikoi një çështje të cënueshmërisë së rrjetit lokal me EE Brightbox 2, që mund t’i japë një hakeri kontroll të plotë të pajisjes dhe t’i lejojë ata të shtojnë ‘malware’ ose ‘spyware’.
Ndërkohë, qeveria po planifikon një ligj të ri për t’u siguruar që të gjitha pajisjet inteligjente plotësojnë kontrolle të reja të sigurisë.