Disa nga përfitimet e të udhëtuarit

Prishtinë | 15 Kor 2024 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

Të paktën një herë në vit duhet të shkosh në një vend që nuk e ke vizituar ndonjëherë më parë. Ke për të kuptuar se do të përfitosh shumë prej udhëtimeve të tilla, pasi secili prej tyre do të jetë i veçantë nga tjetri dhe do të mësojë diçka për kulturën e atij vendi.

Udhëtimet të nxisin të mësosh gjëra të reja

Ato zgjojnë tipin studiues brenda nesh, duke nxitur gjithashtu kuriozitetin dhe përulësinë tonë. Studimet kanë treguar se të rinjtë që studiojnë jashtë, janë më mirënjohës dhe më të përulur se sa ata që studiojnë në vendin e tyre.

Udhëtimet të bëjnë më të mprehtë

Ato ndihmojnë në shtimin e përqendrimit dhe performancës në shumë fusha të jetës. Kërkimet kanë treguar se thjesht duke e parë për 40 sekonda një foto të natyrës, neve na shtohet përqendrimi. Imagjinoni ç’mund të bëjë vizita në një vend të ri.

Udhëtimet të shtojnë besimin tek njerëzimi

Maddox zbuloi në kërkimet e tij se udhëtimet të shtojnë besimin tek njerëzimi. Vizita në vende me kultura të ndryshme, bisedat me njerëz që kanë kaluar nëpër sfida të ndryshme nga ato tonat, të parit e çdo gjëje të mirë që ekziston në botë na bëjnë të besojmë se brenda secilit prej nesh ka një anë të mirë që mezi pret të transmetohet tek të tjerët.

Udhëtimet të bëjnë më kreativ

Një studim i bërë së fundmi nga “Academy of Management Journal” tregoi se njerëzit që punonin e studionin jashtë, kishin një imagjinatë më të zhvilluar se ata që studionin e punonin brenda vendit të tyre. Njohja me një kulturë të re të nxit të krahasosh atë kulturë me kulturën e vendit tënd duke zgjedhur gjithmonë më të mirën e mundshme.

Udhëtimet na bëjnë më të lumtur

Një studim i bërë nga “Psychological Science” tregoi se njerëzit që udhëtonin jashtë vendit të origjinës, ishin më të lumtur e më të hapur me të tjerët.. Ata mësonin t’i dëgjonin të tjerët, edhe nëse historitë e tyre mund t’i kishin dëgjuar, duke treguar durim përpara çdokujt që kishin përballë. Mendimi im përmbledhës është se, udhëtimet në fillim të lënë pa fjalë, ndërsa më vonë të shndërrojnë në një rrëfyes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme