Veshkat janë dy organe çift në formën e kokrrave të fasules të vendosura në dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë zgavrës abdominale. Në brendësi të secilës veshkë gjenden rreth një milion nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut, transmeton Gazeta Metro.
Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në sekretimin e hormoneve të caktuara dhe rregullojmë tensionin e gjakut. Praktikisht i ngjajnë një rrjete që filtron gjithçka dhe pengon hyjen e elementeve toksike në organizëm.
Por kjo rrjete mund të shpërbëhet dhe të humbasë vetitë e saj mbrojtëse si pasojë e veprimeve të dëmshme. Më poshtë do ju listojmë 6 prej tyre:
1.Nuk pini ujë mjaftueshëm: Një ndër faktorët e përditshëm që çon në dëmtimin e veshkave është mospirja e rregullt e ujit. Uji është shumë i rëndësishëm pasi hidraton, detoksifikon dhe eleminon toksinat e ndryshme nga gjaku. Dehidratimi rrit rrezikun e infekisoneve dhe mund të krijojë gurë në veshka.
2.Hani shumë kripë: Konsumi i tepruar i kripës dëmton veshkat dhe sistemin kardiovaskular. Ngrënia e ushqimeve shumë të kriposura rrit tensionin e lartë të gjakut dhe pengon eleminin e toksionave nëpërmjet urinës. Zëvendësoni kripën e jodizuar me kripë deti, kripë Epsom dhe kripë Himalajesh.
3.Pini shumë alkool: Alkoli jo vetëm që dëmton mëlçinë, por ndikon drejtpërdrejt edhe në shëndetin e veshkave.
4.Hani shumë mish të kuq: Mishi i kuq përmban shumë vlera ushqyese, por nëse e teproni me ngrënien e tij rrezikoni të krijoni probleme me shëndetin e veshkave. Mishi i kuq përmban nivele të larta purinë, një proteinë që sekreton yndyrën në veshka dhe e e bën më të vështirë heqjen e toksinave.
5.Mbajtja e urinës:Të gjithëve na ndodh të kemi nevojë të shkojmë në tualet në mesin e një takimi të rëndësishëm ose ceremonie të caktuar, por e mbajmë veten pasi nuk duam të bëjmë figurë të keqe. Mbajtja e urinës duekt e parrezikshme në fillim, por mund të çojë në inflamacion të veshkave pasi rrit presionin në traktin urinar tuaj dhe ndikon në të dy veshkat dhe fshikëz.
6.Abuzoni me qetësuesit: Përdorimi i tepruar i qetësuesve mund të sjellë komplikime dhe efekte anësore në organizëm. Komponimet kimike të tyre shpesh shkaktojnë probleme të veshkave dhe mëlçisë