Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se disa persona në fshatin Klinë të Epërme të komunës së Skenderajt kanë shkaktuar dëme materiale në vlerë mbi 17 mijë euro.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se nga të dyshuar i janë dëmtuar 450 copë shtylla të betonit, 1500 fidanë lajthi dhe 813 fidanë arra në vlerë prej 17500 euro”, thuhet në komunikatë.
Rasti ka ndodhur më 23-25 dhjetor 2019.
Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa Policia thotë se rasti është duke u hetuar.