Një grua ka raportuar në polici, se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së saj në Kamenicë.
Policia ka raportuar se nuk ka të lënduar, e rasti është në hetime.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së saj. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.