Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, Valdrin Ahmeti, me disa qytetarë kanë protestuar para Kuvendit, në kohën kur deputetët po diskutojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë.
Valdri Ahmeti ka thënë se në këtë kohë kur të gjithë qytetarët janë në shtëpitë e tyre dhe po rrezikohen nga pandemia partitë janë mbledhur për ta rrëzuar qeverinë.
“Në vend se ta ndihmojmë Qeverinë për ta luftuar pandeminë po bëhet një mocion mosbesimi ku shumica e qytetarëve janë kundër. I gjithë ky mocion është që të rrxohet qeveria në mënyrë që t’i lëshohet rrugë rrugës ndarjes së Kosovës.
Ai ka thënë se është organizim i një subjekti por i një qytetari që kërkon mos rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Kjo është marri e Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës”, tha ai.
Momentalisht në Kuvend është duke u mbajtur seanca për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Sidoqoftë, vendimi i Qeverisë thotë se edhe jashtë orareve lëvizjet nuk guxojnë të jenë mbi dy persona bashkë.