Disa shtete amerikane do të zbatojnë masën e karantinës për vizitorë

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Shtetet amerikane, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat, do t’iu kërkojnë vizitorëve nga qendrat e përhapjes së koronaviursit që të zbatojnë masën e karantinës 14-ditore, kanë thënë zyrtarët.

Guvernatorët e këtyre tri shteteve – që më parë kanë qenë vetë qendra të përhapjes së këtij virusi – kanë bërë të ditura masat e reja ditën e mërkurë.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se nuk dëshiron që vizitorët e vendeve tjera të dërgojnë koronavirusin në vendin që ai udhëheq, pasi është punuar shumë për të ulur shkallën e transmetimit të virusit”.

Rregulla e karantinës do të aplikohet për shtete ku 10 për qind e popullsisë është e infektuar me koronavirs, duke marrë parasysh një mesatare shtatëditore, ka thënë Cuomo.

Nëntë shtete, duke përfshirë, Allabaman, Arkansasin, Arizonan, Floridan, Karolinën Veriore, Uashingtonin, Utah dhe Teksasin, aktualisht janë të prekura me shkallën e përmendur të infektimit.

Masa e karantinës është thënë se do të nisë së zbatuari ditën e enjte.

Me më shumë se 31,000 vdekje dhe 412,000 raste të regjistruara, Nju Jorku ka qenë epiqendër e pandemisë me koronavirus në një pikë, mirëpo tani shtetet perëndimore dhe ato jugore në Shtetet e Bashkuara po përballen me përhapje të infektimit.

Të ngjashme