Disa të plagosur në qendër të Prishtinës, në lokalin “Bon Vivant”

Prishtinë | 05 Gus 2023 | 00:49 | Nga Ekonomia Online

Disa persona kanë ngelur të plagosur nga të shtëna me armë të premten rreth mesnatës, në qendër të Prishtinës, në kafiterinë “Bon Vivant”.

Sipas burimeve nga vendngjarja, zënka që ka ndodhur në mes të dy grupeve, ka filluar jashtë lokalit, e që është bartur më pas brenda në lokal, ku edhe është shtënë me armë zjarri.

Nga të shtënat me armë zjarri raportohet të kenë ngelur të plagosur disa persona, ndërsa një prej tyre në gjendje të rëndë.

Disa medie kanë raportuar se bëhet fjalë për 7 të lënduar nga armë zjarri, por dhe nga gjësende të forta gjatë përplasjes.

Policia nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar rreth rastit.

Disa auto ambulanca kanë marrë të plagosurit për t’i dërguar në trajtim.

Policia ka bllokuar komplet zonën, duke përfshirë edhe rrugën “Luan Haradinaj”.

Të ngjashme