Një grup i të rinjve është mbledhur para Qeverisë në shenjë proteste për ajrin e ndotur në Kosovë.
Sipas tyre, gjendja jo e mirë e mjedisit, veçanërisht ajri i papastër, është rezultat i pasivitetit të institucioneve përgjegjëse.
Ata kërkuan masa dhe kushte më të mira për përmirësimin e cilësisë së ajrit.