Disa të vrarë nga shpërthimi pranë Universitetit të Kabulit

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë persona u vranë dhe të paktën 27 të tjerë u plagosën nga një shpërthim në afërsi të Universitetit të Kabulit në Afganistan.

Incidenti ndodhi përderisa studentët po prisnin për të marrë pjesë në një provim.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por shpërthimi ndodhi vetëm disa orë pasi militantët talibanë ndërmorrën sulme ndaj një stacioni policor në Kandahar, duke vrarë të paktën 12 dhe plagosur më shumë se 80 persona.

Forcat afgane të sigurisë po përballen me sulme pothuajse të përditshme nga militantët talibanë, pavarësisht përparimit të raportuar në përpjekjet nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës gati afro 18-vjeçare të Afganistanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme