Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e rrugës “Luan Haradinaj”, konsumatorët e lagjes “Pejton”, “Dardania”, “Lakrishte”, “Kalabria” se, gjatë ditës së nesërme, 23 qershor 2018 e shtunë, duke filluar nga ora 09:00 – 17:00, gjithsej 8 orë, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, gjegjësisht mundësimi i instalimit të pusetave zonale në kuadër të projekteve investive të KRU “Prishtina” sh.a., puseta që do të instalohen te Stacioni i Policisë në Qendër të Prishtinës dhe te Pallati i Rinisë dhe Sporteve.
Me këtë rast, përveç zonave të lartëcekura, mungesën e ujit të pijshëm do e ndjejnë edhe konsumatorët te Qendra e Regjistrimit Civil.
Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, thuhet në njoftimin nga KRU “Prishtina”.