Disenjatori i Vjosa Osmanit e pranon se shteti i dha pasaportë diplomatike: S’e meritoj a

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Disenjatori Valdrin Sahiti ka mundur të marrë pasaportë diplomatike nga shteti. Pasaportën me të cilën zakonisht pajisen politikanët, diplomatët e shtetit dhe familjarët e tyre, Sahiti ka pranuar se e posedon tashmë, raporton Gazeta Express.

“Pse a s’e meritoj a?”, i thotë ai Besim Dinës, në një promo të emisionit Oxygen, kur pyetet për këtë çështje.

Valdrin Sahiti kujdeset për dukjen e presidentes Vjosa Osmani, e cila edhe sa ishte kryeparlamentare, edhe tani si shefe e shtetit është kujdesur ta promovojë gjithmonë atë.

Disenjatori ka arritur ta sigurojë pasaportën diplomatike për 5 vjet, me rekomandim të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Presidentja Osmani së fundmi ishte në një sfilatë të organizuar nga Valdrin Sahiti. E para e shtetit foli fjalë të mëdha për të, duke e veçuar këmbnguljen e disenjatorit në arritjen e qëllimeve të tij. Këtu, si shembull, tha se ka arritur ta bindte që t’i bënte flokët fenir pas 12 vjetëve.

Të ngjashme