Në këtë koleksion ku dominon ngjyra e bardhë, prezentë janë edhe vellot e bukura të punuara me material prej rrjeti me perla prej mëndafshi.
Llapashtica tregoi se një femër e cila mendon të veshë një fustan të veçantë, e para dhe për herë të parë në botë mund ta gjejë vetëm tek ajo: ”Që të jeshë i pazëvendësueshëm duhet të jeshë gjithmonë ndryshe, mos u bë skllav i të zakonshmes. Nëse don të jeshë origjinal, bëhu gati të kopjohesh nga Vjollca Llapashtica”.
Në këtë incizim dhe fotosesion, mund t’i shihni vetëm disa kreacione ndërsa të gjitha mund t’i gjeni në atelienë e saj në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë.