Disfatë kulturore e komunikimit dhe kujtesës kolektive

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 00:32 | Nga Ragip Gjoshi

PSE KOSOVA PA ASNJË GAZETË TË SHTYPUR?!

Në Kosovë janë zhdukur gazetat e shtypura, duke bërë Kosovën vendin e vetëm në rajon dhe Evropë pa ndonjë gazetë të tillë, revistë javore apo mujore…Nuk është veç zhvillimi i teknologjisë,dhe përdorimi i internetit që sot nuk kemi shtyp ditor të printuar! Edhe, politizimi i gazetave, vështirësitë financiare të kompanive mediale, janë faktorët që kanë ndikuar në shuarjen e mediave tradicionale.

PO HARROHET TRADITA –TASH “GAZETA NË XHEP”!

Sot është 1 tetori .Kjo datë seç ma kujtoi një histori të vitin 1913 Këtu e 108 vjet më pare doli numri i parë i Revistës, «Hylli i Dritës»…Ajo pati disa ndërprerje,por vijoi të dalë nga shtypi deri në vitin 1944. «Hylli i Dritës» ka qenë e para revistë e botuar në Shqipëri, me një program të qartë atdhetar, politik e kulturor, dhe që u bë shprehja më e pastër e intelektualëve katolikë dhe e Proviniencës Françeskane në Shqipëri,.Në faqet e së cilës jo vetëm drejtori i saj, Át Gjergj Fishta, por një plejadë letrarësh, gjuhëtarësh, folkloristësh dhe ekonomistësh që bashkëbisedonin me lexuesin dhe e nderonin kombin.
Ky përvjetor, i 108 viteve më parë. më solli në kujtesë se Kosova, sot është pa asnjë gazetë fizike! Madje, mu rikujtua se kah gushti i vitit të kaluar,miku im Berat Armagedoni (Dakaj) e kishte qëndisur përvajshëm e me nostalgji një nekrolog ku e kishte “vajtuar” lexuesin për faktin se “ Kosova, pa asnjë gazetë fizike.” Mirë e pati thënë,ky miku im se “Kosova,(ka mbetë) pa kujtesë politike, sociale, ekonomike, arsimore, shkencore, kulturore, kombëtare, ndërkombëtare… “ Kjo letër, e këtij njeriu kalemxhiut goxha të hollë preku në sedër, në veçanti , kujtesën kolektive të nostalgjikëve të “Rilindjës” së dikurshme,e cila u mbyll në vitin 2002, pas largimit të gazetarëve nga Pallati…Ishte gazeta e parë shqipe në Kosovë “Rilindja”, që fillimisht ishte e përjavshme,e nga viti 1958 u shndërruar në të përditshme,.Tirazhi i saj ka arritur deri në mbi 200 mijë ekzemplarë. Në vitin 1990 botimi i saj u ndalua nga pushteti i dhunshëm serb, për të rinisur përsëri në vitin 1999, pas hyrjes se forcave të NATO-s në Kosovë.

DISFATË KULTURORE – DISFATË PËR KUJTESËN KOLEKTIVE

Në vitin 2009, vetëm një vit pas shpalljes se Pavarësisë, në Kosovë janë botuar tetë gazeta ditore, të gjitha në gjuhën shqipe.(“Koha Ditore”, “Kosova Sot”, “Express”, “Epoka e Re”, “Bota Sot”, “Info Press”, “Zëri” dhe “Lajm”, një kohë edhe “Dita”,”Gazeta e re”,”24 orë”), kanë pasur kanë tirazh mes 25.000 dhe 35.000 kopje.
E vlerësoj disfatë kulturore, politike dhe biznesore për shoqërinë shuarja e gazetave ditore, sepse gazetat e printuara u treten dhe u zëvendësuan me “gazetën në xhep”(celularin) veç për mungesë të një vullneti politik për të mbajtur në “këmbë” shtypin ditor…Ka mundësi që mos të lejohet shuarja e gazetave të shtypura! Është kulturë shtetërore arkivimi i kujtesës kolektive në biblioteka e arkive… Qoftë Ministria e Kulturës, qoftë me partneritet publiko-privat në tregun e Kosovës duhet mbahet gjallë shtypi ditor!

Të ngjashme