Diskutimet me qytetarët e Rahovecit fillojnë nga 3 prilli

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi do të organizojë diskutime publike me qytetarët e kësaj komune.

“Në bazë të nenit 68, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, Kryetari i Komunës së Rahovecit, organizon; diskutimet publike me qytetarë të Komunës së Rahovecit do të fillojnë nga data 03.04.2019 deri me 07.05.2019. Tema e takimit: Diskutim me  qytetarët e Komunës së Rahovecit për projektet e vitit 2019 si dhe projektet e vitit 2020”, njoftohet nga komuna.

Diskutimet publike do të mbahen në secilin lokalitet të Komunës së Rahovecit.

Të ngjashme