Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj, ka pritur në takim Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të komunës së Istogut, Enver Rugova.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në projektet e radhës që kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes së mjedisit në këtë komunë, ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe ngritjen e vetëdijes së gjeneratave të reja për një mjedis të shëndoshë.
Me theks të veçantë u fol për mundësitë e ngritjes së aktivizmit qytetar në komunën e Istogut, forcimin e komponentes edukative nëpër shkolla, pastrimin e shtratit të lumit të Istogut, eliminimin e deponive ilegale të mbetura etj.