Diskutohet drafti fillestar për largimin e kryetarëve të komunave veriore

Prishtinë | 09 Gus 2023 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Grupi punues për hartimin e udhëzimit administrativ për largimin e kryetarëve në komunat veriore, ka mbajtur të mërkurën takimin e parë.

Kryesuesi i këtij ekipi, Besim Myrtezani, bëri të ditur se aty është diskutuar drafti fillestar, i cili mund të pësojë ndryshime gjatë diskutimeve që do të vazhdojnë, për të dalë më pas në diskutim publik, njofton Klan Kosova.

Ai tha se në këtë takim kanë marrë pjesë krejt anëtarët e grupit, derisa mbledhja e radhës pritet të mbahet të premten ose të mërkurën e javës së ardhshme.

Të ngjashme