Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë marrëveshje të re për trajtimin dhe pagesën e dëmeve në fushën e sigurimeve.
U.D Drejtori Ekzekutiv i BKS-së (Byroja Kosovare e Sigurimeve) Sami Mazreku sot në ambientet e BSHS-së në Tiranë ka takuar drejtoreshën ekzekutive të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve(BSHS) zonjën Anila Hoxha.
Në takim është diskutuar për nënshkrimin e marrëveshjes se re Kosovë-Shqipëri, kur për qëllim ka trajtimin dhe pagesën e dëmeve sipas MOU-se mes dy shteteve dhe trajtimin mbylljen e detyrimeve të vjetra mes të dy vendeve duke u bazuar edhe në marrëveshjen e re që eshte nënshkruar në mes të BQK dhe AMF.
Ndryshe Marrëveshja e vjetër ishte e vitit 2006.