Diskutohet për hapat e lehtësimit të menaxhimit të migracionit në Kosovë

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Yildiray Bayram, mori pjesë në Konferencën për Lansimin e Rrjetit të Migracionit të Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në Ditën Ndërkombëtare të Migracionit.

Gjatë konferencës u diskutua për Kompaktin Global të Migracionit në funksion dhe lehtësim të menaxhimit të migracionit në Kosovë.

Zëvendësministri Bayram u bashkua në panelin e diskutimit rreth situatës migratore në Kosovë, ku i njoftoi të pranishmit rreth kushteve, vendqëndrimin e migrantëve, të arriturat dhe sfidat të cilët janë duke u përballur.

Konferenca u realizua nga organizata ndërkombëtare e migrimit IOM, të cilët e hapi koordinatorja për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson. Në këtë panel morën pjesë edhe shefja e misionit të IOM, Anna Rostocka, zyrtare politike në zyrët e BE-së, Katerina Lopo, drejtori i departamentit për politika sociale nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati dhe ekspertja e fushës së Migracionit, Liza Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme