Diskutohet për luftimin e krimit të narkotikëve

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim ambasadorin e Bordit Ndërkombëtar për kontrollimin e narkotikëve, David T. Johnson dhe përfaqësues tjerë të këtij bordi.

Në këtë takim, sipas kësaj Prokurorie, Munishi i falënderoi për vizitën e tyre në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, si dhe i njoftoi për punën që është duke bërë kjo prokurori.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi, shkëmbimi i përvojave nga puna praktike e prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve të narkotikëve, të përfshirë në këto raste kryes madhor dhe të mitur, në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Po ashtu, pjesë e diskutimit dhe analizimit ishte edhe hyrja në fuqi e Kodit të Ri Penal të Republikës së Kosovës dhe ndryshimet të cilat e karakterizojnë këtë kod, masat e diversitetit të ushtruara nga prokurorë të cilët trajtojnë raste me narkotikë, qarkullimi i barërave mjekësore në tregun tonë, të cilat përmbajnë sasi të substancave narkotike, si dhe në fund të këtij takimi u dhanë konkluzione në përmirësimin dhe luftimin efikas të kriminalitetit, në veçanti të rasteve që kanë të bëjnë me narkotikë

Të ngjashme