Distria Krasniqi ka kaluar në finale në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Xhudistja nga Kosova e mundi në gjysmëfinale rusen, Sabina Giliazova.
Ajo tashmë ka siguruar medalje në turneun e Lisbonës, tani do të luftojë për të artën, raporton Gazeta Express.