Distria Krasniqi është rikthyer në kategorinë 52 kilogramë pa sukses.
Xhudistja pejane nuk ka arritur të fitojë medalje në Grand Slam Baku 2021.
Pas të artës që e fitoi në Olimpiadën e Tokios, garuesja kosovare shihej si favorite në këtë garë, por nuk ia doli të buzëqeshte prapë.
Ajo e humbi përballjen kryesore për medalje të bronztë, në garën që po mbahet në Azerbajxhan, shkruan Gazeta Express.
Xhudistja kosovare e humbi luftën për medalje të bronztë përmes repesazhit pasi u mposht me Ippon nga rusja Anastasia Polikarpova.
Dominimi në këtë luftë ishte i pamjaftueshëm për “Disin” dhe asaj i kushtoi një pakujdesi në “golden-score”.
Paraprakisht, “Disi” në rrethin e parë e mposhti me Wazzaari japonezen Nanako Tsubone.
E në atë të dytë fatkeqësisht u mposht me Ippon nga hungarezja Pupp Reka.
Krasniqi më pas e mundi me Ippon belgen Amber Ryheul në meçin e parë të repesazhit para se ta humbiste meçin kryesor për medalje.