Distria Krasniqi merr të artën në Paris

Prishtinë | 07 Shk 2026 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Paris Grand Slam.

Në finalje ajo mposhti me Ippon Ariane Toro Solerin e Spanjës duke i sjellë edhe një tjetër sukses të madh Kosovës.

Garën e nisi nga xhiroja e dyë duke mundur Alicia Marquesin me Ippon, teksa në çerekfinale eliminoi Larissa Pimentën me Waazari.

Në gjysmëfinale fitoi ndaj vendëses, Amandine Buchard, përmes Yukos.

Krasniqi kishte qenë e artë në Paris edhe në vitet 2020, 2023 dhe 2024, e argjendtë në vitet më 2019 dhe 2022, dhe e bronztë në vitet 2017, 2018 dhe 2025.

Të ngjashme