Distria Krasniqi është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Krasniqi u mposht nga xhudistja britanike, Chelsie Giles në “Golden Score”.
Tani, në luftë për medaljen e bronztë, ajo do të ketë punë me xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo.
Kampionia olimpike triumfoi me waza-ari në çerekfinale ndaj xhudistes mongoleze, Khorlooodoi Bishrelt, shkruan Gazeta Express.
Një pikë në fillim të meçit i mjaftoi xhudistes kosovare të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në raundin e parë, Distria kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi me IPPON për 30 sekonda.
Çerekfinalen, ajo e arriti pasi mundi me IPPON xhudisten italiane, Giuffrida Odetta, e cila mori tri penalizime që i kushtuan me eliminim.