Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kërkohet më shumë vetëdije e mobilizim për një mjedis të shëndoshë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se cilësia e jetës sonë varet nga kujdesi ynë ndaj mjedisit.
“Të angazhohemi të gjithë për një mjedis të shëndoshë, nga i cili varet cilësia e jetës sonë”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
Dita Botërore e Mjedisit është një mundësi e mirë për ta ngritur vetëdijen për problemet mjedisore dhe për rëndësinë e kujdesit ndaj ambientit ku jetojmë.
Ky obligim që e kemi si shoqëri, kërkon vetëdijësim e mobilizim të secilit prej nesh.
Të angazhohemi të gjithë për një mjedis të shëndoshë, nga i cili varet cilësia e jetës sonë!