Ka përfunduar edhe dita e tetë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Pas kësaj dite në renditjen e vendeve sa i përket medaljeve prin Kina me 62 medalje gjithsej, 29 të arta, 17 të argjendta dhe 16 të bronzta.
Pas Kinës vjen ShBA-ja me 64 medalje, 22 të arta, 25 të argjendta dhe 17 të bronzta.
Kosova renditet në vendin e 25-të me dy medalje të arta të fituara gjithsej, të dyjat në sportin e xhudos.
Distria Krasniqi e fitoi të artën në kategorinë deri në 48 kilogramë, kurse Nora Gjakova u shpall kampione olimpike në kategorinë deri në 57 kilogramë.