Në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë të shtunën do të luftojnë për medalje të tjerë xhudistë nga Kosova.
Akil Gjakova do të garojë në kategorinë -73kg.
Ai e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë do të ketë punë me izraelitin, Ido Levin.
Në anën tjetër, në kategorinë -63kg, Laura Fazliu e nis rrugëtimin për medalje kundër gjermanes, Dena Pohl.Reklamë
Në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, Distria Krasniqi rrëmbeu të artën të premten, derisa Nora Gjakova të bronztën.
Edhe Akili me Laurën do të tentojnë t’i sigurojnë Kosovës sot medalje.