Dita e dytë e protestavë në Tiranë, përplasje e tensione para institucioneve shqiptare

Prishtinë | 14 Tet 2026 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Protesta e studentëve në Tiranë ka hyrë në ditën e dytë, duke shtuar tensionet dhe rritur përplasjet me forcat e rendit të shtetit shqiptar.

Gjatsë së mërkurës, protestuesit janë ndarë në dy grupime, teksa një pjesë e madhe e tyre kanë zbarkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

As në këtë pjesë të qytetit nuk kanë munguar veprimet, derisa vazot e vendosura në trotuar, protestuesit i kanë nxjerrë në rrugë në formë barrikadash për të bllokuar qarkullimin.

Ata kanë mbërritur edhe para objektit të Kryeministrisë dhe përplasja me policinë ka nisur sërish, me ç’rast forcat e rendit kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të tyre.

Gjithashtu, protestuesit kanë ndaluar edhe te “Piramida”, me ç’rast kanë thyer xhamat e bizneseve në katin e pare, duke i vënë edhe flakën.

Po ashtu në flakë janë përfshirë edhe tabelat reklamuese, si dhe janë shkatërruar objekte përreth.

Policia ka mbërritur pranë Ministrisë së Ekonomisë, aty ku protestuesit kanë hapur dyer duke u future brenda dhe duke i vënë flakën mobileve.

Të ngjashme