Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës.
“Kjo ditë e shënuar përfaqëson themelin e shtetit tonë demokratik, duke garantuar sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe funksionimin e institucioneve të pavarura”, thuhet në urimin e KPK-së.
Postimi i plotë:
Këshilli Prokurorial i Kosovës uron qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e Ditës së Kushtetutës
Kjo ditë e shënuar përfaqëson themelin e shtetit tonë demokratik, duke garantuar sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe funksionimin e institucioneve të pavarura.
Në këtë përvjetor, riafirmojmë përkushtimin tonë për forcimin e rendit kushtetues, rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe avancimin e vazhdueshëm të profesionalizmit, integritetit dhe llogaridhënies në ushtrimin e funksioneve tona.
Urime Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!
Këshilli Prokurorial i Kosovës!
#KPK #KeshilliProkurorial #SistemiProkurorial