Dita e LGBT-së dhe postimet në rrjetet sociale, Mustafa: Kurti mashtrues tipik

Prishtinë | 18 Maj 2023 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa e ka quajtur mashtrues tipik kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Mustafa në një postim në Facebook shkruan se Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë postimin e Kurtit në Twitter e mospostimin në Facebook e quajti taktikë të kryeministrit për grabitje të votave.

“Mashtrues tipik. Poston në Twitter në anglisht për t’i mashtruar votuesit e tij pro-LGBT por nuk e poston të njëjtën në Facebook në shqip për t’i mashtruar votuesit e tij anti-LGBT. D.m.th ky nuk ka parime, ka vetëm taktika për grabitje votash. Mashtrues tipik”, shkruan Mustafa.

Të ngjashme