Kombëtarja e Kosovës kthehet sot në fushën e blertë. Dardanët luajnë sot ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve.
Kosova ka udhëtuar dje drejt Qipros, kurse sonte me fillim nga ora 18:00 konteston tri pikët atje.
Dardanët do të jenë në mungesë të Mërgim Vojvodas, i cili nuk ia doli dot të rikuperohet me kohë për ndeshjet e qershorit.
Po ashtu, hapësira lë edhe largimi i Edvin Kurtulus, por që Alain Giresse pritet t’i ketë gati alternativat.
Ndeshja mes Kosovës dhe Qipros luhet në ‘AEK Arena’, kurse drejtësinë në ndeshje e ndan Jerome Brisard.