Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qenë i ashpër ndaj siç e ka quajtur “kulturës refuzuese” të atyre që kanë rrëzuar monumentet në protestat e fundit kundër racizmit.
Në fjalimin e 4 korrikut, protestën kundër racizmit e ka quajtur një fushatë të pamëshirshme për shfarosjen e historisë, shpërfytyrimin e heronjve dhe fshirjen e vlerave amerikane, transmeton KOHA.
Në këtë fjalim ka thënë se nuk do të qëndrojë i heshtur, teksa vetë ka heshtur për koronavirusin që deri më tani ka marrë jetën e 130 mijë amerikanëve.
Presidenti i kritikuar, fjalimin e mbajti në ditën kur Shtetet e Bashkuara regjistruan shifra rekorde të infektimeve vetëm brenda një dite.