Dita e Rinisë në Lipjan, Ahmeti: Duhet të kemi guxim t’i ndryshojmë praktikat e vjetra

| 13 Gus 2023 | 10:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dita Ndërkombëtare e Rinisë në komunën e Lipjanit është shënuar me aktivitete të ndryshme.

Fillimisht, në sheshin “Adem Jashari”, u bë parakalimi i motoristëve “Shqiponjat e rrugëve”.

Më pas, në “Shtigjet e Ecjes” u mbajt koncerti “Lip Fest”, i cili bashkoi shumë të rinj e qytetarë të Lipjanit të cilët përjetuan një atmosferë festive.

Emocione dhuruan sidomos përformimi i këngëtarit të njohur, Naser Berisha, së bashku me bendin “Black Holes” si dhe Dj Robin.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Anila Reçica, tregoi që këtë vit është organizuar për herë të parë festivali “Lip Fest”.

“Ditën Ndërkombëtare të Rinisë – 12 Gushtin, Lipjani kësaj radhe ka vendosur që ta shënojë me Festivalin ‘Lip Fest’. Ky është edicioni i parë i këtij festivali, dhe po shpresojmë që një festival të tillë do ta bëjmë tradicional sikur të gjithë festivalet e tjera që i kemi bërë në komunën e Lipjanit”.

Në një postim në Facebook, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, shkroi se praktikat e vjetra duhet ndryshuar që fuqia e rinisë duhet të drejtohet drejt qëllimeve të mira.

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, ka uruar të rinjtë për ditën e tyre.

“Ne kemi një potencial të fuqishëm në rininë tonë dhe duhet të kemi guximin të ndryshojmë idetë dhe praktikat e vjetra në mënyrë që të mund ta drejtojmë fuqinë e tyre drejt qëllimeve të mira”, ka theksuar Ahmeti.

Të ngjashme