“Dita e Sogojevëve”, kryetari: Na erdhi dita me u bashku nga të gjitha viset shqiptare, ëndrra u bë realitet

Prishtinë | 02 Gus 2025 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Sot, në një atmosferë festive dhe emocionale, u mbajt Dita e Sogojevëve, që mblodhi rreth 600 anëtarë të kësaj familjeje të gjerë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora., raporton Ekonomia Online.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i lidhjeve familjare dhe trashëgimisë së përbashkët kulturore.

Hysen Sogujeva, kryetar i këshillit organizativ, theksoi rëndësinë historike dhe shpirtërore të këtij bashkimi: “Na erdhi dita me u bashku nga të gjitha viset shqiptare. Ëndrra u bë realitet.”

Gjatë ngjarjes u përmendën momentet historike që lidhen me familjen Sogojeva, nga kontributi në periudhën e protestave të ’91-shit, e deri te roli i saj në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

U paralajmërua gjithashtu botimi i librit për historinë dhe rrënjët e kësaj familjeje të madhe.

“Na erdhi dita me u bashku nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diasporë. Përkrahjen e kam pasur maksimale, mu realizua ëndrra si t’i bashkoj Sogojevët. Në odat e Sogojevëve Haxhi Zeka ka mbajtur takime. Sogojevët e kanë përkrahë protestat e ’91-ës. Të gjithë Sogojevët, kudo që janë, gjatë okupimit kanë qenë në shkollat shqipe paralele me Serbinë. Vjen referendumi i ’91-ës që për herë të parë i themi Serbisë që nuk kemi me ty. Pastaj vijmë në periudhën më të lavdishme – është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Falë komandantit tonë Dini, e kemi shtabin e formuar në lagjen e Sogojevëve. Nga sot fillon botimi i librit për Sogojevët.”

Të ngjashme