“Dita Kombëtare” në Kataloni, tubon miliona njerëz

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 16:40 | Nga

Miliona njerëz, kanë marrë rrugët e Barcelonës për të shënuar “Ditën Kombëtare” të Katalonjës.

Kjo ditë tubon njerëzit për herë të parë që nga tentativa e dështuar e Katalonjës për t’u larguar nga Spanja.

Protestuesit kërkuan lirimin e udhëheqësve separatistë që janë në pritje të gjykimit pas fushatës së pavarësisë.

Një protestues në tubim, Dolors Llauralo, tha se nuk do te ndalen derisa ta fitojnë betejën.

“Unë do të demonstroj çdo vit, do të luftoj për fëmijët dhe nipërit e mi, që ata të kenë një jetë më të mirë se ajo që kemi pasur”.

Bazuar në një sondazh të bërë, del se 46.7% e katalanasve favorizuan pavarësinë, ndërsa 44.9% e kundërshtuan atë, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme