“Sporti është një urë në mes nesh” është slogani që i ka bashkuar fëmijët e komuniteteve të ndryshme nga gjithë vendi.
Rreth 160 fëmijë dhe 50 vullnetarë nga radhët e komuniteteve të ndryshme kanë marr pjesë në një ngjarje sportive nën organizimin e OJQ-së PLAY International, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Fondacionit Rockefeller Brothers.
Ky aktivitet është organizuar në shënim të ditës kundër diskriminimit, raporton Ekonomia Online.
Qëllimi i kësaj organizate është përdorimi i lojërave sportive si mjet për edukimin dhe fuqizimin e brezave të rinj në Kosovë.
Fëmijët të cilën morën pjesë në këtë aktivitet u shprehën mjaft të lumtur si dhe thanë se kanë arritur që të bëjnë shumë shokë të rinj nga të gjitha komunitetet pjesëmarrëse.
Ana Larderet, kryesuese e misionit të Play Intetnacional, tha se shpreson që të ketë sa më shumë tolerancë dhe respekt ndërmjet komuniteteve.
Ndërsa ambasadori i OSCE-së, Jan Braathu në Kosovë, tha se është mjaft i lumtur që merr pjesë në këtë aktivitet duke lavdëruar kështu punën e Play Internacional.
Në hapjen e këtij aktiviteti mori pjesë edhe drejtor i rinisë në MKRS, Xhevat Bajrami, raporton EO.
Bajrami tha se ky aktivitet është mjaft i rëndësishëm dhe shpreson që fëmijët të kalojnë sa më mirë dhe në këtë mënyrë të festojnë ditën kundër diskriminimit.