Dita Memoriale për policët e rënë në detyrë mbyllet me garën e kërcimit në Ujman

Zubin Potok | 26 Kor 2024 | 13:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shënimi i ditës memoriale për policët e rënë në detyrë u përmbyll me garën profesionale të kërcimit nga ura e liqenit Ujman, ngjarje kjo e organizuar për të nderuar policët e rënë.

Zv.kyeministrat Bislimi dhe Gërvalla, kryetari i komunës veriore të Mitrovicës, Erden Atiq, ministri i Brendshëm Sveçla, ministrja e Drejtësisë Haxhiu, ministrja Hajdari dhe ministri Krasniqi, bashkë me deputetë e aktivistë të Lëvizjes, qytetarë të shumtë, ndoqën nga afër këtë garë.

Konjufca: 23 policët e rënë në detyrë janë shembulli se si mbrohet e ardhmja jonë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se se policët që ranë në krye të detyrës janë shembulli se për mbrojtjen e vendit nuk duhet të kursehet as jeta, raporton Ekonomia Online.

Para pllakës përkujtimore në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri, Konjufca u zotua për mbështetje të përhershme ndaj familjeve të policëve të rënë.

Pas vizitave që i bëri te familja e Zymeri e Bunjaku, Konjufca së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vizituan vendin e rënies së heroit Enver Zymeri.

“Më 26 korrik është dita e kujtimit të të gjithë policëve të rënë në detyrë. Ne vizituam edhe familjet e Afrim Banjakut dhe Enver Zymerit të cilët e dhanë jetën e tyre duke e mbrojtur shtetin dhe sovranitetin e Kosovës. Bëmë homazhe për Afrimin, Enverin dhe të gjithë policët e tjerë që kanë rënë në detyrë, 23 prej tyre duke e dhënë jetën dhe shembullin se për të mbrojtur sigurinë e ardhmërisë sonë, sigurinë e fëmijëve tanë, nuk duhet të kursehet as jeta. Institucionet e Republikës gjithmonë do qëndrojnë pranë familjeve të heronjve tanë, policëve të rënë, sepse vetëm kështu tregojmë se jemi shtet serioz, shtet që e ngreh në nivelin më të lartë shembullin e sakrificës për të mirën e përgjithshme”, ka thënë Konjufca pas homazheve.

Të ngjashme