Dita Ndërkombëtare e Demokracisë – Në Kuvend hapet “Panairi i organizatave të shoqërisë civile”

Prishtinë | 16 Sht 2024 | 12:08 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të Ditës së Demokracisë, Kuvendi i Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh. Njëra ndër to ishte edhe “Panairi i organizatave të shoqërisë civile”, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesja e Institutit Demokratik të Kosovës, Violeta Haxholli ka thënë se ky panair ka për qëllim prezantimin të gjitha publikimet dhe hulumtimeve të tyre gjatë këtij viti tek deputetët e Kosovës dhe qytetarët që do të vizitojnë këtë panair.

“Ne si përfaqësues të Institutit Demokratikë të Kosovës, marrim pjesë çdo vit në këtë panair që organizohet nga Kuvendi i Kosovë për nder të shënimit të Ditës së Demokracisë në Kosovë. Qëllimi është që të gjitha shoqatat e shoqërisë civile të prezantojnë të gjitha gjatë publikimet këtij viti apo me herët në mënyrë që qytetarët që do të vijnë në Kuvend do të kenë mundësinë që të njoftohen më shumë me punën e organizatave te shoqërisë civile, pastaj mundësia e shkëmbimit e këtyre informacione me deputetët e Kosovës që janë prezent dhe akterët tjerë në Kuvend. Ka një numër të madh të organizatave që monitoron punën e Kuvendit, ky është qëllimi ynë që të prezantojmë punën tonë dhe të shkëmbejnë informacione edhe me deputetët e Kuvendit dhe të evokojmë të gjeturat që dalin nga hulumtimet tona dhe panairi është mundësi për ta bërë”, ka thënë Haxholli.

Blerina Recica nga organizata INDEP ka thënë për EO se kjo organizatë ka të bëjë me fushën e demokracisë dhe transparencës në institucionet e Kosovës.

“Ne si organizatë punojnë nga viti 2011 punojmë në fushën e demokracisë dhe transparencës. Kemi të bëjmë me llogaridhënie në institucionet në Kosovë e ministrive. Kjo organizatë më shumë kemi të bëjmë me llogaridhënie me politikat e gjelbëra me fokus të veçantë të energjisë së ripërtrishme”, ka thënë Reçica.

Të ngjashme