Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Krasniqi: Nderojmë paraardhësit e vendit për përkushtimin

Prishtinë | 01 Tet 2024 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur në Ditën Ndërkombëtare  të Personave të Moshuar, nderon dhe falënderon paraardhësit e vendit për përkushtimin dhe kontributin e përhershëm në fuqizimin e familjes dhe shoqërisë.

“Të moshuarit në vendin tonë meritojnë trajtim më të dinjitetshëm dhe kujdes institucional, duke ua shpaguar mundin e sakrificën shumëvjeçare me pensione të larta, që ua mundësojnë përballimin e kostos së rritur të jetesës në Kosovë”.

“Garantimi i mirëqenies së të moshuarve dhe mbështetja e kërkesave të tyre – duhet të jetë prioritet i gjithsecilit!”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme