Më 8 mars në gjithë botën shënohet Dita Botërore e Veshkës. Me këtë rast, Shoqata e Nefrologëve të Kosovës do të organizoj një varg aktivitetesh.
Duke pasur parasysh që sivjet Dita Botërore e Veshkës korrespondon me ditën e gruas, manifestimet, me theks të veçantë, do të kenë për qëllim ruajtjen e shëndetit tek femrat si dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave.
Kryetari i Shoqatës së Nefrologëve të Kosovës Ymer Elezi tha se, kjo shoqatë cdo vitë shënon ditën ndërkombëtarë të veshkës.
“Sot është dita botërore e vëshkës e cila ka korrespoduar me ditën botërore të grave. Aktivitetet tona kanë të bëjnë kryesisht me përqimin e mesazhit te populla në mbrojtjen e veshkave. kjo mund të bëhet me kontrolliimin e hershëm, përmes shënjave eventuale që lajmërohen nga sëmundja e veshkës si dhe mesazhit të lajmërimit me kohë te mjeku që lajmërohet tek veshkët”, tha ai.
Ai tha se ekzaminimi i veshkës nuk kërkon shumë kosto.
“Ekzaminimi i vëshkave nuk kërkon shumë kosto, e rëndësishme është që të kontrollohet urina, të zbulohen ndryshimet eventuale, cka me këtë fillon edhe trajtimi apo zbulimi eventual i ndonjë procesi patologjik. Sivjet meqenëse dita botërore e veshkës është në të njejtën ditë me atë të gruas, të gjitha temat të cilat ne do ti shtjellojmë sot janë në lidhje me sëmundjet e veshkës tek femrat, femra e shëndoshë vëshkët e shëndosha. Tek femra janë disa sëmundje më të shpeshta të veshkëve sidomos infeksionet urinare, problemet gjatë shtatëzanisë, gjithashtu edhe sëmundja kronike e veshkës. Preventiva më e mirë është të hajmë ushqim të shëndetshëm, të konsumojmë ujë sa më teper, të mos konsumojmë duhan sepse mendohet që është shumë i dëmshëm”, tha ai.
Sot në sheshin “Nëna Terezë” aktivistët e Shoqatës së Nefrologëve të Kosovës do të shpërndajnë fletëpalosje me shumë udhëzime se si t’i mbrojmë veshkat dhe si t’i zbulojmë sa më herët sëmundjet e veshkave.
Gjithashtu, do të ofrohet matja e sheqerit në gjak dhe matja e tensionit të gjakut për qytetarët.
Po ashtu, shoqata ka përgatitur një test diturie për qytetarët në mënyrë që të dihen njohuritë e përgjithshme lidhur me veshkat.
Shoqata e Nefrologëve të Kosovës bën thirrje që të kontribuojmë të gjithë së bashku në mënyrë që sa më shumë ta ngrisim vetëdijen e qytetarëve, e sidomos të femrave për kujdesin ndaj veshkave.
Si rezultat, kjo është një garanci për një shëndet më të mirë, për një shtatëzanësi më të shëndoshë si dhe për një jetë më të mirë.