Parashikimi i motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: E hëna dhe e marta do të nisin me mot të kthjellët përgjatë bregdetit e zonave të ulëta, ndërsa në mesditë vranësirat përgjatë maleve do të sjellin shi të përkohshëm.
Të mërkurën e deri të premten vendi do të përfshihet hera herës nga vranësira të dendura. Këto do të pasohen nga reshje shiu hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe e breshër, situatë tipike e pranverës.
Më i paqëndrueshëm parashikohet moti ditën e parë të majit, ku gjatë orëve të mesditës e pasdites priten reshje intensive. Në stinën në të cilën jemi është e kuptueshme që rrebeshet e shiut janë të përkohshme dhe shpesh i lënë vendin diellit.
Era, do të fryjë kryesisht nga kuadrati jugut hera herës e vrullshme. Ditë me erë të fortë parashikohet e premtja, kur do të ketë dhe det të trazuar.